Xhafaj në Vlorë: Hetoni grupet kriminale dhe rrisni performancën te turistët

schedule18:15 - 5 Gusht, 2018

schedule 18:15 - 5 Gusht, 2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte këtë të diel në në qytetin e Vlorës ku zhvilloi një takim me strukturat  e drejtuese të Drejtorisë të policisë bregdetare.

Ministri kërkoi informacion mbi ecurinë e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Në fokus të diskutimeve ishin, masat policore, mbarëvajtja e sezonin veror si edhe parandalimimi i ngjarjeve kriminale. Ai bëri edhe një inspektim në Portin e Vlorës, ku këto ditë ka fluks udhëtarësh për shkak të pushimeve verore

Policia Kufitare edhe në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur radhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!