Futbolli është loja më popullore në glob dhe merkatoja e saj qarkullon miliarda euro, teksa çmimet e futbollistëve tashmë janë bërë me tre shifra në milionë.
CIES, Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive së fundmi ka bërë një listë me 10 lojtarët më të shtrenjtë të globit, duke llogaritur gjithë aspektet e tyre.
CIES ka llogaritur paraqitjet e këtij sezoni, moshën , golat, asistet dhe kontratat e futbollistëve me klubet e tyre. Në këto kushte, futbollisti më i shtrenjtë i momentit nuk është asnjëri mes Sancho, Haaland apo Mbappe.
Lojtari më i shtrenjtë është Marcus Rashford. Anglezi me Manchester United ka shkëlqyer këtë sezon dhe është shndërruar në liderin e ekipit, duke shënuar gola vendimtarë e i dhënë një tjetër personalitet vetes.
I dyti renditet Haaland, ndërsa i treti është ylli i Liverpool, Trent Alexander-Arnold. Vetëm i pesti është ylli më i madh i momentit, Kylian Mbappe. Francezi vlerësohet 149.4 milionë euro për shkak të kontratës së tij, që skadon në verën e vitit të ardhshëm. /abcnews.al