Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shifra rekord, mbi 21 milion të infektuar me Covid-19 në SHBA

schedule12:18 - 6 Janar, 2021

schedule 12:18 - 6 Janar, 2021

SHBA-ja ka regjistruar 21,007,694 raste me koronavirus dhe të paktën 356,540 njerëz kanë humbur jetën si  pasojë e Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të përpiluara nga  Universiteti Johns Hopkins .

Johns Hopkins regjistroi rastin e parë të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara më 21 janar 2020.

Shtatëmbëdhjetë vende të tjera kanë raportuar më shumë se 1 milion raste totale Covid-19, sipas Johns Hopkins.



Sipas të dhënave  deri më tani këto janë vendet më të prekura në botë nga Covid-19:

-India mbi 10 milion raste

-Brazili mbi 7 milion raste

-Rusia mbi se 3 milion raste

Franca, Mbretëria e Bashkuar, Turqia dhe Italia kanë  regjistruar mbi 2 milion raste me Covid-19. Ndërsa Spanja, Argjentina, Kolumbia, Gjermania, Meksika, Polonia, Irani, Ukraina, Peruja dhe Afrika e Jugut kanë raportuar mbi 1 milion raste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!