Kupa e Shqipërisë për moshat ndez “motorët”, çfarë duhet të dini

schedule11:13 - 6 Janar, 2021

schedule 11:13 - 6 Janar, 2021

Edicioni i gjashtë i Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19 do të nisë këtë fundjavë. Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin dhe rregulloren e kompeticionit për vitin 2021. Në këtë edicion do të marrin pjesë 32 skuadra.

Pjesëmarrëse janë 10 skuadra të Grupit A në Kategorinë Superiore, 10 skuadra të Grupit B të Kategorisë Superiore si dhe katër skuadrat e renditura më mirë në klasifikim në kampionatet e Kategorisë së Parë të grupeve A, B dhe C. Renditja është përcaktuar në bazë të ndeshjeve që janë luajtur deri në fund të muajit dhjetor për Kategorinë e Parë U-17 dhe U-19.

Kupa e Shqipërisë do të zhvillohet gjatë muajit janar dhe shkurt 2021. Ndeshjet do të zhvillohen me sistem grumbullimi me një takim. Në të gjitha ndeshjet nuk do të ketë kohë shtesë dhe në rast barazimi do të ekzekutohen menjëherë penalltitë.

Më poshtë do të gjeni kalendarin e plotë për turin e parë dhe skemën deri në fazën gjysmëfinale. Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet 4 skuadrave të kualifikuara nga turi i tretë U-17 & U-19.

Katër skuadrat e kualifikuara do të jenë të vendosura në një vazo, dy skuadrat që do përzgjidhen të parat nga shorti i lirë do përcaktojnë çiftin e parë si dhe 2 dy skuadrat që do përzgjidhen te dytat nga shorti i lirë do të formojnë çiftin e dytë për gjysmëfinalistin e Kupës së Shqipërisë për U-17 dhe U-19.

Turi i parë U-17
Data 08.01.2021 / Ora: 10:00 Shënkolli – FK Kukësi
Data 08.01.2021 / Ora:  10:00 KF Tirana – Ak.Shqiponjat 2017
Data 08.01.2021 / Ora:  10:00 Shkëndija Dr. – Labëria Fc
Data 08.01.2021 / Ora:  12:00 KF Partizani – KF Bylis
Data 09.01.2021 / Ora:  10:00 KF Vllaznia – FC Kinostudio
Data 09.01.2021 / Ora:  10:00 Akademia e Futbollit – FK Tomori
Data 09.01.2021 / Ora:  10:00 FK Apolonia – FC Lushnja
Data 09.01.2021 / Ora:  12:00 FC Internacional Tirana – FC Djelmnia Shkodrane 2017
Data 10.01.2021 / Ora:  10:00 KF Shkodra – KF Erzeni
Data 10.01.2021 / Ora:  10:00 KF Laçi – Durrësi 04
Data 10.01.2021 / Ora:  10:00 Vora – KF Pogradeci
Data 10.01.2021 / Ora:  10:00 FC Besa – Sh.F.Pepa
Data 11.01.2021 / Ora:  10:00 Brians – FC Scutari
Data 11.01.2021 / Ora:  10:00 KF Teuta – Flamurtari
Data 11.01.2021 / Ora:  10:00 Football Republic – KF Skëndërbeu
Data 11.01.2021 / Ora:  12:00 Shkëndija Tr. – Studenti

Turi i parë U-19
Data 08.01.2021 / Ora: 10:00 KF Partizani – FC Kinostudio
Data 08.01.2021 / Ora:  12:00 Shënkolli – KF Shkumbini
Data 08.01.2021 / Ora:  12:00 KF Tirana – Ak.Shqiponjat 2017
Data 08.01.2021 / Ora:  12:00 Shkëndija Dr. – KS Korabi
Data 09.01.2021 / Ora:  10:00 FC Internacional Tirana – Vora
Data 09.01.2021 / Ora:  12:00 KF Vllaznia – KF Turbina
Data 09.01.2021 / Ora:  12:00 FK Apolonia – FK Elbasani
Data 09.01.2021 / Ora:  12:00 KF Butrinti – Akademia e Futbollit
Data 10.01.2021 / Ora:  12:00 KF Laçi – FC Lushnja
Data 10.01.2021 / Ora:  12:00 KF Shkodra – Durrësi 04
Data 10.01.2021 / Ora:  12:00 Football Republic – Iliria
Data 10.01.2021 / Ora:  12:00 FC Besa – KF Pogradeci
Data 11.01.2021 / Ora:  10:00 Shkëndija Tr. – KF Egnatia
Data 11.01.2021 / Ora:  12:00 FK Dinamo – FC Djelmnia Shkodrane 2017
Data 11.01.2021 / Ora:  12:00 KF Teuta – Akademia AAS
Data 11.01.2021 / Ora:  12:00 KF Skënderbeu – Flamurtari FC