Një dietë e ekuilibruar është A-ja për një trup të shëndetshëm dhe për të ruajtur peshën tuaj në nivelet që dëshironi. Sidoqoftë, mbajtja e dietës pa disa ushqime që dëshironi të hani nuk është zgjidhja e vetme për të humbur disa kilogramë. Ka edhe sugjerime të tjera për t’u ndjekur për sa kohë që nuk e teproni me vaktet e pashëndetshme dhe me shumë kalori.
1. Hani darkë të paktën 2-3 orë para se të shkoni në shtrat. Mos hani menjëherë para se të shkoni në shtrat pasi do të vuani nga fryrja e barkut.
2. Mos rrini pa ngrënë për shumë orë pasi stomaku të “protestojë” fuqimisht, pasi në këtë mënyrë do t’i nnshtroheni më lehtë tundimeve të ngrënies.
3. Filloni ditën me një gotë ujë të ftohtë ose një filxhan ujë të nxehtë me limon. Kjo menjëherë do të krijojë një ndjenjë të plotësisë.
4. Studimet kanë treguar se mungesa e gjumit parandalon humbjen e peshës. Për të kontrolluar oreksin tuaj dhe për të ndihmuar metabolizmin tuaj të funksionojë në drejtim të orës duhet të shijoni 7-8 orë gjumë çdo ditë. /abcnews.al