Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do paraqiten me vranësira dhe reshje të pakta për veriun dhe qëndrën ndersa zonat jugore do kenë më shumë kthjellime.
Mesdita sjellë pauz të reshjeve, por sërisht mbrëmja ri-kthen motin e paqëndrueshëm në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit ulen më 2 gradë në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 13°C.
https://youtu.be/I2sAI9d3sIM
Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite duke arritur shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.
Maqedonia e Veriut
Vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime dominojnë motin gjatë paradites në MV. POR pasditja sjellë dominim të kthjellimeve.
Kosova
Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në Kosovë deri në mesditës kur në zonat perëndimore do ketë reshje të pakta dëbore./abcnews.al