Mbrëmjen e djeshme u organizua ceremonia “Më të mirët e vitit” dhe Tirana, si fituese e Kategorisë Superiore, ishte edhe skuadra me më shumë nderime.
Idriz Batha u shpall mesfushori më i mirë i vitit dhe fitoi edhe Topin e Artë si lojtari me i mirë në Shqipëri në vitin, që sapo lamë pas.
Urimet për mesfushorin e Kombëtares kanë qenë të shumta dhe në listën e gjatë të tyre nuk kishte si të mungonte Tefik Osmani, drejtori teknik i Tiranës dhe shok i ngushtë me Bathën.
Në fakt ajo e Tefikut më shumë se këshillë është urim. “Nëse vazhdon të më dëgjosh mua, shumë shpejt do jesh edhe në kombëtare”, shkruan korçari mbi foton e Bathës me çmimet në dorë. /abcnews.al