Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, rreth 500 studentë nisin vitin e ri akademik

schedule09:52 - 5 Tetor, 2026

schedule 09:52 - 5 Tetor, 2026

Rreth 500 studentë u ulën për herë të parë në auditoret e Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, për vitin e ri akademik 2026–2027.

Rektori Jaho Canaj u shpreh se kjo është një statistikë e kënaqshme, sa i takon përfundimit të regjistrimeve në dy fazat e para. Edhe këtë vit, degët më të preferuara kanë qenë ato të Ekonomikut dhe Infermierisë, ndërsa asnjë program studimi nuk ka rrezikuar mbylljen.

Universiteti “Eqrem Çabej” ka zyrtarizuar gjithashtu marrëveshjet e bashkëpunimit me disa universitete të njohura në Evropë. Një risi për këtë vit është bashkëpunimi me Universitetin e Piemontes në Itali, për programin e Infermierisë, si dhe forcimi i bashkëpunimit me Universitetin e Janinës.



Këto marrëveshje synojnë të krijojnë më shumë mundësi për studentët, përmes shkëmbimeve akademike, eksperiencave ndërkombëtare dhe zhvillimit të programeve të përbashkëta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!