Në tratativa për të rinovuar, ylli i Cityt refuzon propozimin e parë

schedule17:16 - 4 Janar, 2021

schedule 17:16 - 4 Janar, 2021

Kontrata e Kevin De Bruyne me Manchester City përfundon në verën e vitit 2023, por bisedimet për rinovimin kanë nisur që tani.

Dëshira për të vazhduar është e të dy palëve dhe mesfushori ka vendosur të mos e përfshijë menaxherin në këto tratativa, por të negociojë direkt me klubin, sigurisht i shoqëruar nga përfaqësuesit e tij juridikë.

Duke parë gjithë këtë bashkëpunim u duk se marrëveshja e re do arrihej shpejt, por duket se nuk është aq e lehtë sa u parashikua. Nga Belgjika raportohet se De Bruyne e ka refuzuar ofertën e parë të Manchester Cityt.

 

Ai është një nga mesfushorët më të mirë në Botë dhe dëshiron që edhe paga të pasqyrojë pikërisht këtë. 29-vjeçari pret ofertën e radhës nga klubi, me terma ndjeshëm më të përmirësuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!