Joan Laporta, ish-presidenti i Barcelonës që do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet e ardhshme për t’u kthyer në krye të klubit katalanas, ka dhënë një intervistë për “Marca” dhe thekson se rivalët e Real Madrid ndihmohen nga arbitrat.
Kur i përmendin diferencën që Reali ka me Barcelonën, Laporta qartazi shprehet: “Nëse një jashtëtokësor zbret nga Marsi në Tokë dhe shikon VAR-in, ai shumë shpejt do ta kuptojë që është në favor të Real Madridit”.
Laporta është ngacmuar edhe në lidhje me posterin e vendosur në muajin dhjetor pranë stadiumit të kampionëve të Spanjës, “Santiago Bernabeu”.
“Posteri ka një sens humori dhe ironi që mund të pranohet. Nuk është një provokim, është një mënyrë për të nxjerrë në pah profilin tim. Mendoj se ata e kanë pranuar me humor dhe simpati”, është shprehur Laporta mes të tjerash. /abcnews.al