“Faleminderit zezak”, Edinson Cavani gjobitet dhe pezullohet

schedule16:11 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 16:11 - 31 Dhjetor, 2020

Një postim i gabuar në Instagram, me përmbajtje raciste, i ka kushtuar sulmuesit Edinson Cavani. Uruguani i Manchester United është pezulluar me tre ndeshje dhe një gjobë që kap shifrën e 100 mijë sterlinave.

Futbollisti kishte kërkuar falje për atë që ndodhi në muajin nëntor, pas ndeshjes kundër Southampton. Cavani ishte ne ekstazë, pasi kishte realizuar dy gola në fitoren 3-2 kundër Southampton.

 

Urimet për të ishin të shumta dhe mes tyre ishte edhe një mik. 33-vjeçari  e postoi në “InstaStory” mesazhin e tij, ndërkohë që e shoqëroi me fjalët “Faleminderit zezak”. Për këtë ai e ka pasuar tani nga organet disiplinore të Federatës Angleze të Futbollit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!