Kukësi pret kundërshtarin e radhës për në turin e tretë të Europa League. Edhe pse Kukësi u eliminua në Ligën e Kampioneve, UEFA po aplikon një formulë të re këtë sezon për në Europa League.
Torpedo i Gjeorgjisë ose Vikingur i Ishujve Faroe do të jetë kundërshtari i Kukësit në turin e tretë të Europa League. Më shumë shanse kanë gjeorgjianët që e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 3 – 0.
Torpedo është pak pozicione më lart në klasifikimin e UEFA-s se Vikingur. Të dy ekipet e nisën garën nga Champions League ku eliminuan që në turin e parë. Kukësi ka patur paraqitje më bindëse sezonet e fundit dhe është favorit në letër, pasi asnjë nga kundërshtarët nuk ka mbërritur deri në play off e Europa League.
Ekipi i Armando Cungut u eliminua nga Champions League në turin e dytë pas humbjes 3 – 0 të shkaktuar të mëkurën nga Qarabag në Baku. Formula që po aplikohet nga UEFA i jep mundësi skuadrave që lagohen nga Champions të luajnë në Europa League./abcnews.al