Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shqiptarët e Europës zbresin në fushë/ Në orën 21:00, Egnatia pret Shamrock Rovers për Europa League

schedule12:41 - 13 Gusht, 2026

schedule 12:41 - 13 Gusht, 2026

Egnatia dhe Dinamo City zbresin mbrëmjen e sotme në fushën e lojës për sfidat e kthimit në Kupat e Europës. Kampionët e Shqipërisë presin në shtëpinë e tyre Shamrock Rovers në shansin e fundit për të vazhduar rrugën në play off e Europa League.

Humbja 3-1 në ndeshjen e parë të luajtur në Dublin detyron skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede të tentojë përmbysjen e madhe. Një mision i vështirë, por jo i pamundur, pasi në sfidat e raundeve të mëparshëm, irlandezët kanë treguar se vuajnë shumë në transfertë.

Për të tentuar kthimin e rezultatit të parë dhe vazhdimin e rrugës në turneun e dytë për nga rëndësia në futbollion europian për klube, trajneri Dede do t’i besojë sërish titullarëve të tij.
Nëse nuk e arrin këtë mision, atëherë Egnatia do të luajë në raundin e fundit kualifikues të Konferencë League.



Ndërkohë, mundësinë e fundit për të vijuar aventurën në Kupat e Europës ka edhe Dinamo City.
Blutë e drejtuar nga Ilir Daja do të luajnë sfidën e kthimit në xhiron e tretë kualifikuese të Konference League kundër letonezëve të Auda.

Ndeshja e parë, e luajtur në transfertë u mbyll me humbjen 1-0 për dinamovitët, që mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”, gjithashtu do të kërkojnë përmbysjen.
Rezultati i ngushtë e bën më shumë se të mundshëm këtë objektiv, por të besuarit e Dajës duhet të evitojnë gabimet e bëra në ndeshjen e parë.

Për Konferencë League, mbrëmjen e sotme do të zbresin në fushë edhe dy skuadrat e tjera shqiptare. Drita e Kosovës pret kualifikimin për në play off, pasi ka fituar 4-1 ndeshjen e parë kundër Tre Fiori të San Marinos, ndërsa Shkëndija e Tetovës pret Hibernian, pasi humbjes 2-1 në transfertë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!