Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rikthehen tensionet në Ceuta/ Banorët vendas përplasen me emigrantët, djegin kampin         

schedule12:12 - 28 Gusht, 2026

schedule 12:12 - 28 Gusht, 2026

Përplasje dhe tensione të forta në Ceuta, ku kriza e emigracionit ka përshkallëzuar situatën mes banorëve, emigrantëve dhe autoriteteve spanjolle.

Në plazhe, protestuesit shkatërruan dhe u vunë flakën disa strukturave të një kampi të improvizuar, duke djegur çadra dhe sende personale të migrantëve.

Protestuesit tentuan gjithashtu të bllokonin kamionët e Kryqit të Kuq që transportonin ushqime për emigrantët, duke formuar një zinxhir njerëzor në rrugë.

dita e protestave u parapri nga perplasje të tjera. Tensionet u përshkallëzuan pasi, sipas autoriteteve, një grup migrantësh hodhi gurë në drejtim të një automjeti ushtarak, duke plagosur katër ushtarë spanjollë.

Incidenti shtoi pakënaqësinë mes disa shtresave të popullsisë dhe u pasua nga trazira në zonat ku ndodhen kampet e improvizuara.

Pakënaqësia e banorëve është rritur për shkak të pranisë së mijëra emigrantëve, të cilët prej javësh qëndrojnë në rrugë dhe plazhe.

Banorët kërkojnë identifikimin e migrantëve, transferimin e tyre në qendrat e pritjes dhe kthimin e personave që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në territorin spanjoll.

Kriza nisi në fund të korrikut, kur rreth 70 mijë migrantë kaluan në Ceuta nga Maroku, POR më shumë se 90 % e tyre janë kthyer, ndërsa një numër i konsiderueshëm ka mbetur ende në enklavë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!