Një bomber për titullin kampion, Jose Mourinho tenton lojtarin e njohur

schedule10:20 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 10:20 - 31 Dhjetor, 2020

Diego Costa ndërpreu kontratën me Atletico Madrid dhe ka dalë lojtar i lirë. 32-vjeçari ka marrë oferta të shumta në këtë periudhë, por nuk dëshiron të nxitohet për hapin e radhës në karrierë.

Interesimi nga Premier League dhe Serie A nuk mungon, teksa në garë është futur edhe Tottenham. Jose Mourinho e njeh mirë sulmuesin e njohur dhe i ka kërkuar drejtuesve t’ia sjellin në Londër.

 

Diego Costa dhe Mourinho kur ishin pjesë e Chelsea

“Special One” ka punuar për dy sezone me Diego Costan te Chelsea, periudhë gjatë së cilës goleadori me origjinë braziliane shënoi 24 gola në 57 ndeshje.

Spurs kanë objektiva të mëdha në Premier League këtë sezon dhe Mourinho e cilëson si përforcimin e duhur afrimin e “luftëtarit” të repartit ofensiv. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!