Dispanceria në Tiranë ka nisur rikonstruksionin

schedule13:44 - 1 Gusht, 2018

schedule 13:44 - 1 Gusht, 2018

Rreth 60 milionë lekë do të investohen për rikonstruksionin e poliklinikës ku trajtohen sëmundjet e mushkërive në Tiranë. Punimet kanë nisur. Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, u shpreh se në të gjithë vendin këtë vit do të investohet në 80 qendra shëndetësore.

Dispanceria është një ndër 14 qendrat shëndetësore që do ti nënshtrohen rikonstruksionit në Tiranë. Rreth 60 milionë lekë do të investojë Ministria e Shëndetësisë për rehabilitimin e mjediseve dhe pajisjen me aparatuara të poliklinikës ku pacientët nga i gjithë kryeqyteti paraqiten për të diagnostikuar sëmundjet e mushkërive.

Ministrja Ogerta Manastirliu inspektoi punimet dhe u shpreh se në të gjithë vendin këtë vit janë parashikuar të rikonstruktohen 80 qendra shëndetësore.

Në këtë poliklinikë paraqiten rreth 40 mijë pacientë në vit. Ndërkohë shërbejnë nëntë mjekë pneumologë./abcnews.al