Alpin Gallo, ish-lojtari i Tiranës, Partizani dhe Dinamos, tani trajner, është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC. Gjatë diskutimit për ndeshjet e fundit të Superiores, ai fillimisht tha: “Më vjen keq për Apoloninë dhe Skënderbeun. Korçarët nuk janë ekipi i viteve të shkuara.
Laçi është për t’u parë, por nuk po del te loja dhe pritshmëritë. Tirana vijon me ndryshime në formacion dhe nuk ka stabilitet. Kastrioti fitoi këtë javë dhe mori frymë, pas dy humbjeve. Gjeti forcat dhe mori tre pikë shumë të rëndësishme”.
“Më pëlqeu Partizani-Kukësi, ishte një ndeshje e hapur. U luajt për të fituar. Partizani ishte i bindur për të fituar. U luajt në zona të vogla, pasi kanë lojtarë që e luajnë topin, kombinojnë dhe vertikalizojnë. Patën raste të dyja ekipet.
Futbolli është edhe fat dhe i buzëqeshi Partizanit. Po të shënonte Kukësi mund të shkonte ndryshe. Partizani ka 11 lojtarë cilësorë dhe ia mori më të mirën kundër Kukësit. Luajtën për fitore, ishin të gjatë në fushë”. /abcnews.al