Kuvendi i Kosovës miraton me 64 vota Buxhetin për vitin 2021

schedule15:30 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 15:30 - 28 Dhjetor, 2020

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot projektligjin për Buxhetin e vitit 2021.

Pas një debati të ashpër mbi ndarjet buxhetore mes pozitës dhe opozitës, Projektbuxheti ka kaluar me 64 vota për në shqyrtimin e parë.

Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje projektligjit të Buxhetit, ndërkaq Vetëvendosje ka votuar kundër.

Nesër në ora 14:00 do të mbahet seanca e ardhshme që Projektbuxheti të vendoset në pikën e ditës për lexim të dytë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!