Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qendër të Podujevës, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga policia e Kosovës. Mediat në Prishtinë raportojnë se i dyshuari që është liruar vetëm disa muaj më parë nga burgu akuzohet edhe për një tjetër plagosje gjatë verës po në Podujevë.
I dyshuari njihet nofkën “Ciprra”. Pasi plagosi dy persona sonte në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë ai qëlloi me armë zjarri edhe në drejtim të policisë. Operacioni në Kosovë për arrestimin e tij vijon./ db/Abcnews.al


