VIDEO/ Partizani “shkërmoq” Kukësin, Tirana s’e mposht sërish Teutën

schedule18:39 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 18:39 - 27 Dhjetor, 2020

Partizani ka treguar edhe njëherë se nuk është vetëm për të marrë pjesë në këtë kampionat, por mund të dominojë edhe një pretendent si Kukësi. Të kuqtë fituan thellë 4-1 sonte në “Elbasan Arena” ndaj Kukësit në një ndeshje, e cila foli e gjitha për skuadrën e Ilir Dajës.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0, me Asanin, që tundi rrjetën në minutën e 38 dhe i hapi rrugën e fitores skuadrës së tij. E dyta ishte e jashtëzakonshme për Partizanin. Skuadra kryeqytetase shënoi edhe tre gola të tjerë Bitrin, Bardhin dhe Malën me penallti. Goli i Ibraimit në fund me penallti vlejti vetëm për statistikë.

Në ndeshjen tjetër Tirana dhe Teuta janë ndarë në një barazim 1-1 në “Niko Dovana”. Tirana shënoi shpejt me Halilin, që në minutën e dytë, pas një gabimi të mbrojtjes durrsake, me bardheblutë, që e shfrytëzuan në maksimum. Pas golit Teuta e dominoi gjithë pjesën e parë, por barazim nuk erdhën.

Në të dytën ndeshja ishte më e balancuar, por ishte Teuta, që gjeti golin në minutën e 70 me talentin Kapllani, që u aktivizua vetëm pak para se të shënonte golin. Pas golit të barazimit, Tirana kishte dy raste me Muçin dhe Ismajlgecin, por nuk arriti të shënonte dhe ndeshja u mbyll në barazim.

 

Pas javës së 11-të Vllaznia shkëputet në krye me 25 pikë, 6 më shumë se Partizani i vendit të dytë. Teuta e Kukësi renditen në vendet 3 dhe 4 me nga 17 pikë, ndërsa Tirana ndjek nga pas në kuotën e 15 pikëve. /abcnews.al

Kategoria Superiore, java e 11-të
Teuta-Tirana 1-1
(Kapllani 69′ / Halili 2′)
Partizani-Kukësi 4-1
(Asani 38′, Bitri 48′, Bardhi 70′, Mala (pen) 79′ / Ibraimi (pen) 90+1′)

90+1′ Tjetër penallti, kësaj radhe për ekipin mik. Përpara topit kapiteni Ibraimi, goditje e saktë dhe Kukësi gjen golin e nderit.

79′ Penallti për Partizanin. Ekzekutimin e mori përsipër Esat Mala, i cili goditi saktë dhe gjeti golin e katërt të “Demave të Kuq”.

70′ Ekipi i Ilir Dajës shënon edhe golin e tretë. Vendasit përfituan nga një goditje dënimi dhe Jurgen Bardhi nuk e pati të vështirë të shtyjë topin në rrjetë.

48′ Partizani e nis me gol pjesën e dytë. Goditje dënimi nga krahu i djathtë, kros i Asanit dhe gol me kokë i Eneo Bitrit, i cili kërceu më lart se kundërshtarët.

38′ Partizani në avantazh. Aksion shumë i bukur i “Demave”, veprime fantastike të Jurgen Bardhit, asist për Jasir Asanin dhe finalizim i sulmuesit nga Shkupi.

https://streamable.com/peypqi

69′ Teuta gjen golin e barazimit. Aksion nga e majta i ekipit të Edi Martinit dhe finalizim i Dejvi Kapllanit, i cili rikthen baraspeshën në “Niko Dovana”.

2 Nis në mënyrën më të mirë ndeshja për Tiranën. Halili mposht Frashërin dhe i jep këtë avantazhin kampionëve në fuqi që në minutën e dytë. Nisi me një gabim në kontrollin e topit nga mbrojtësi i Teutës dhe sfera përfundoi në këmbët e Bathës, i cili i pasoi Muçit dhe ky i fundit nxori me portë bosh Halilin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!