Tre persona mbetën të vrarë dhe tre të tjerë u plagosën pas një sulmi me armë zjarri.
Ngjarja është regjistruar, mbrëmjen e së shtunës në rrugicën bowling në Rockford, Illinoius të SHBA-së.
Shefi i policisë Daniel O’Shea deklaroi se pas njoftimit për të shtëna me armë, policia shkoi menjëherë në vendngjarje, ku edhe u gjetën tre viktima.
Policia e Rockford njoftoi se është ndaluar një person i cili dyshohet se është pjesë e kësaj ngjarje, ndërsa shton se sulmi me armë mund të ketë qenë i rastësishëm, pasi dy nga viktimat ishin adoleshentë.
/abcnews.al/