Ulen gjakrat tek Atalanta, rikthehet paqja mes kapitenit dhe trajnerit

schedule20:57 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 20:57 - 26 Dhjetor, 2020

Tensioni mes Papu Gomez dhe Gian Piero Gasperinit e prishi atmosferën e shkëlqyer të Atalantës. Debati mes kapitenit dhe trajnerit ka qenë shumë i tensionuar, teksa raportohet edhe nuk ka munguar përdorimi i duarve nga të dy palët.

Argjentinasi përfundoi në merkato dhe trajneri nuk e ka grumbulluar për dy takimet e fundit në kampionat. Gjithsesi, nervat kanë rënë dhe atmosfera është qetësuar. Papu Gomez ka reflektuar dhe po i rregullon marrëdhëniet me trajnerit.

Itasportpress.it raporton se ka 90% shanse që 32-vjeçari ofensiv të vazhdojë aventurën e tij me Atalantën. Ekipi italian siguroi kualifikimin në 16 më të mirat e Champions League.

Shorti i vuri Gjimshitin me shokë përballë Real Madrid, një pengesë shumë e vështirë për të siguruar kualifikimin e dytë radhazi në çerekfinalet e turneut prestigjioz.

Sa i përket kampionatit italian, Atalanta renditet në vend të shtatë me 22 pikë. Milani i vendit të parë është 12 pikë larg, por zikaltrit kanë luajtur një ndeshje më pak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!