FOTO/ Krishtlindjet në Italinë e bllokuar, rrugët bosh të Milanos dhe Napolit

schedule10:23 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 10:23 - 25 Dhjetor, 2020

Krishtlindjet, festën më të rëndësishme për besimtarët e krishterë i ka gjetur rrugët e qyteteve italiane thuajse të boshatisura. Mediat vendase kanë publikuar pamjet e rrugëve të zbrazura, pa asnjë lëvizje këtë mëngjes 25 Dhjetori.

Këto janë Krishtlindjet më të pazakonta në botë, në mesin e pandemisë së koronavirusit që ka infektuar miliona njerëz dhe ka marrë po ashtu edhe jetë.

Qeveria italiane mori vendimin pak ditë më parë që vendi të futej në një izolim total për Krishtlindje dhe festat e fundvitit. E gjitha Italia është “zonë e kuqe”, ku qytetarët nuk lejohen të lëviznin nga një rajon në tjetrin përveçse për arsye pune dhe shëndetësore. Vendimi i qeverisë reflektohet në rrugët bosh të Milanos dhe Napolit, si në fotot e mëposhtme:

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!