Pavarësisht se nuk ka qenë aktiv në muzikë, Ed Sheeran fitoi rreth 70 milionë paund në vitin 2019 falë suksesit të turneut të tij. Sipas gazetës britanike “The Sun”, dokumentet e paraqitura nga nga kompania “Ed’s Nathan Cable Touring” zbulojnë një xhiro prej 70 milion £ dhe fitime prej 37 milion £.
Ed’s Divide Tour, i cili përfundoi në qytetin e tij të lindjes Ipswich në gusht 2019, u bë turneu muzikor me fitimin më të lartë ndonjëherë, duke grumbulluar 607 milion £ gjatë 255 koncerteve. Në fillim të këtij viti, u raportua se Ed i ishte një nga yjet më të pasur të muzikës në Britani me 200 milion £.
Këngëtari njoftoi se do të tërhiqej nga muzika vitin e kaluar, në mënyrë që t’i jepte përparësi familjes së tij. Mirëpo, së fundmi njoftoi rikthimin pasi surprizoi fansat të hënën me publikimin e këngës së re “Afterglow”. /abcnews.al