Edhe pse jemi në vigjilje Krishtlindjesh, Korça është bosh. Koha e pazakontë në të cilën ndodhemi dhe rregullat e reja anti-Covid, kanë bërë që qyteti juglindor të jetë i boshatisur.
Në vend të besimtarëve, në rrugë mund të shihen më shumë forca policore. Me ndryshimin e orës policore, nëpër rrugë po bëhen kontrolle të shumta nga ana e policisë, për të verifikuar automjet që kalojnë pas orës 20:30.
E njëjta situatë mbizotëron edhe në Librazhd. Qyteti është boshatisur sapo ka shkuar ora 20:30. Mbrëmjen e sotme, të vetmet që shihen të lëvizin nëpër qytet janë patrullat e Policisë. s.b/abcnews.al/