Dy janë autorët e ndaluar për plagosjen me armë që ndodhi pasditen e së shtunës në qytetin e Korçës. Edhe i plagosuri është arrestuar nga policia për moskallëzim krimi. Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Blutë e Korçës kanë ndaluar edhe autorin e dytë të dyshuar për plagosjen me armë që ndodhi pasditen e së shtunës para bashkisë së qytetit. Në pranga përfundoi edhe 38-vjeçari që mbeti i plagosur për moskallëzim krimi.
Në sherrin që ndodhi fare pranë komisaritatit të Korçës u perfshinë Daniel Morava, 43 vjeç, Gazmend Agolli, 49 vjeç dhe Erjon Hoxhallari. Ky i fundit u qëllua me pistoletë.
Ai u transportua menjëherë në spitalin e Korçës, por sipas mjekëve, plagët që mori nuk e rrezikojnë për jetën. Arma e zjarrit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes Daniel Moravës.
Në njoftimin e Policisë së Korçës thuhet se shkak për ngjarjen u bë një konflikt për motive të dobëta./abcnews.al