Vitin e shkuar fitoi festivalin, RTSH i bën “të papriturën” Arilena Arës

schedule22:55 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 22:55 - 23 Dhjetor, 2020

Mbrëmjen e sotme është duke u zhvilluar nata finale e edicionit 59-të të “Festivalit të Këngës”. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë Festivali nuk është hapur nga kënga fituese e vitit të kaluar, “Shaj” nga Arilena Ara, por nga një tjetër numër special.

“Neës31.com” ka zbuluar se RTSH dhe organizatorët e festivalit nuk i kanë dërguar Arilenës as ftesën për t’u ngjitur në skenë e për të dhuruar trofeun siç është traditë.

Nuk dihet ende pse është vendosur kështu këtë vit, pasi siç dihet tradita e festivalit në Shqipëri kërkon që fituesi i edicionit të kaluar të ftohet nga organizatorët për të kënduar në skenë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!