Konsumimi i kafesë në mëngjes pas zgjimit është një zakon i përditshëm për shumicën e njerëzve. Megjithatë ajo që duhet të dini, sado e çuditshme të tingëllojë, është se ka një kohë dhe moment specifik gjatë ditës që duhet ta konsumoni kafen. Një studim i kryer nga Universiteti i Stanfordit tregoi se kafeina ka aftësinë të përkeqësojë situatën në të cilën ndodhemi.
Kjo do të thotë që nëse jeni në fazën krijuese, një kafe do të funksionojë në mënyrë të dobishme dhe do t’ju ndihmojë më shumë. Por nëse jeni në një situatë stresuese, atëherë kafeja do ta bëjë këtë ndjenjë më intensive dhe do t’ju stresojë më shumë. Gjithashtu, një studim i mëparshëm arriti në përfundimin se momenti kur drejtoheni në kuzhinë në mëngjes për të përgatitur kafenë tuaj nuk është më i miri.
Ora jonë e brendshme, biologjike kontrollon furnizimin e kortizolit, hormonit të stresit, gjatë gjithë ditës dhe lidhet drejtpërdrejt me gatishmërinë. Sasia e kortizolit në trup arrin kulmin nga 8 në 9 të mëngjesit, që do të thotë se trupi ynë gjithsesi po përpiqet të na “zgjojë”. Kështu shkencëtarët arritën në përfundimin se konsumimi i kafesë në atë kohë, midis 8 dhe 9 në mëngjes, zvogëlon efektin e kafeinës. /abcnews.al