Donald Trump ka qenë në dijeni të takimit mes pjestarëve të fushatës së tij elektorale me avokaten ruse, e cila do t’i ofronte infromacione për të dëmtuar rivalen Klinton. Kjo është bërë e ditur nga ish-avokati personal i presidentit amerikan.
Donald Trump ishte në dijeni për takimin në Trump Tower në Nju Jork Qershorin e 2016-s, gjatë të cilit rusët duhej t’i ofronin ekipit të fushatës së tij presidenciale material kompromentues për rivalen Hillary Clinton.
Në takim u paraqit djali i madh Donald Trump Junior. Kjo bëhet e ditur nga mediat amerikane që shpjegojnë se këtë e ka zbuluar ish avokati personal i presidentit, Michael Cohen, i cili është i gatshëm të dëshmojë për këtë përpara prokurorit special që heton për çështjen “Russiagate”, Robert Mueller.
Zbulimet e fundit bien në kontraditë me deklaratat e Trump, i cili gjatë gjithë kohës ka pretenduar se nuk ka qenë në dijeni të takimit. Cohen ka konfirmuar se ka qenë prezent në takimin me rusët në Trump Tower sëbashku me persona të tjerë të stafit të presidentit dhe se Trump ishte i informuar për ofertën e rusëve.
Në takimin që u zhvillua në Qershor të 2016-s, mori pjesë dhëndri i Trump, Xhared Kushner, Trump Xhunior, drejtuesi ifushatës Paul Manafort. Këta të fundit biseduan me avokaten ruse Natalia Veselnitskaja. Organizimi i takimit është bërë nga prodhuesi muzikor Rob Goldstone, i cili ka pretenduar se posedonte “dokumente zyrtare dhe informacione që inkriminonin Clinton dhe raportet e saj me Rusinë”.
Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se përtej pretendimeve të ish-avokatit, ai nuk ka prova audio për të mbështetur atë që thotë./abcnews.al