Shënohen 10 viktima dhe 137 raste pozitivë me koronavirus në Kosovë

schedule15:05 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 15:05 - 22 Dhjetor, 2020

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raportoi dhjetë humbje jetë gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë nga 841 testime të realizuara , 137 persona rezultuan pozitivë për koronavirus.

Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm , gjithashtu edhe më kthimin në atdhe të emigrantëve, autoritetet apelojnë për më shumë ndërgjegjësim.

Sakaq rastet pozitive në Kosovë janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Gjakovë 19 raste, Gjilan 7 raste, Suharekë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Pejë 5 raste, Prizren 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Drenas, Ferizaj, Kamenicë, Lipjan, Mitrovicë, Podujevë dhe  Rahovec.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!