Një “xhevahir” është në merkato dhe të gjithë e duan. Është në pronësi të Atalantës dhe kjo e fundit sipas medieve italiane i ka vendosur çmimin. Kush e do Papu Gomez në janar, duhet të vendosë 10 milionë euro në tavolinë.
Ylli argjentinas ka një zënkë të hapur me trajnerin Gasperini, me të cilin ka shkëmbyer grushte në pushimin e ndeshjes me Midtjylland në Champions League për shkak të mendimeve të kundërta me pozicionimin e fantazistit të fushë.
Sipas La Gazzetta dello Sport marrëdhënia nuk është përmirësuar aspak dhe agjentët e lojtarit po punojnë për të gjetur një klub të ri. Siç raportohet, Milani dhe Inter janë vënë në kërkim të tij, teksa vetë Papu këndoi himnin e Juventusit në ndeshjen ndaj bardhezinjve në Serie A. /abcnews.al