Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mourinho “show” në konferencë: Ia kërkova unë ekipit të mos e nisnim “zjarr”

schedule18:53 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 18:53 - 20 Dhjetor, 2020

Humbja e dytë radhazi në kampionat brenda pak ditëve për Tottenham. Ekipi londinez humbi 0-2 në fushën e vet me Leicester City dhe tani ka rrëshqitur në vendin e pestë të Premier League.

Jose Mourinho tenton të mbajë lart moralin e djemve të tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, aty ku analizon përballjen ndaj “Dhelprave” të Rodgers. “Leicester nuk na krijoi probleme të mëdha, gjetën golit falë autogolit të Alderweireld dhe nuk më kujtohet ndonjë rrezik tjetër.

Ajo që mbaj mend mirë është një pritje fantastike e Schmeichel. Sigurisht që ne nuk krijuam 15 raste për gol, por ata u mbrojtën shumë mirë. Nuk e nisëm mirë ndeshjen, por isha unë që ia kërkova djemve të mos e nisnim zjarr.

Megjithatë e pranoj, e nisëm keq ndeshjen. Kualiteti jonë në 20 minutat e para ishte i dobët. Nuk më pëlqeu presingu dhe qëndrimi, lamë hapësira pas. Më pas ndryshuam dhe filluam të krijonim rastet tona përpara se të shkaktonim atë penallti të pakuptimtë.

Kur sheh rezultatin duket sikur kundërshtari na dominoi dhe ishte më mirë se ne, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk luajtëm mirë, por nuk është se ata e meritonin fitoren apo ne humbjen“, deklaron trajneri i njohur portugez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!