Tottenham pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat. Ekipi i Jose Mourinhos u mposht 0-2 në fushën e vet nga Leicester City, që siguroi tre pikët falë golave të Jamie Vardy dhe autogolit të Toby Alderweireld.
Leicester move up to 2nd in the table with victory over Spurs#TOTLEI pic.twitter.com/3QAFe7hUS3
— Premier League (@premierleague) December 20, 2020
Minutat shtesë të pjesës së parë sollën zhbllokimin e rezultatit. Serge Aurier kreu një faull të panevojshëm në zonë dhe penallti për “Dhelprat”. Vardy nuk gaboi, topi në rrjetë dhe skuadra mike në avantazh.
Në pjesën e dytë pritej reagimi i Spurs, por Leicester City shënoi një tjetër gol. Minuta e 59-të, goditje me kokë e Vardy dhe autogol i belgut Alderweireld. Tottenham tentoi të hapte takimin, por nuk pati forcën dhe freskinë e duhur.
Ndeshja u mbyll 0-2 për miqtë, të cilët siguruan një trepikësh fantastik. Vendasit renditen në vendin e katërt me 25 pikë, gjashtë me pak se kryesuesit e Liverpool. Suksesi i sotëm i ka ngjitur “Dhelprat” e Rodgers në vend të dytë me 27 pikë. /abcnews.al