Sulmohet personeli mjekësor në Prizren, arrestohet një person

schedule12:21 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 12:21 - 20 Dhjetor, 2020

Në orët e mbrëmjes së të shtunës në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, ka ndodhur një përplasje fizike mes stafit dhe tre personave.

Mediat bëjnë me dije se si pasojë e një konflikti të tillë janë lënduar sulmuesit dhe disa anëtarët të stafit mjekësor.

Policia e Kosovës në raportin për 24 orët e fundit njofton se në emergjencë ka ndodhë një përleshje në mes të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe katër personave personel mjekësor.

“Sipas informatave njëri nga të dyshuarit ishte lënduar në Prishtinë dhe ka kërkuar ndihmë në Prizren, por stafi mjekësor nuk e ka trajtuar rastin dhe aty ka nisur fjalosja. Si pasojë e përleshjes lëndime të lehta trupore kanë pësuar edhe stafi mjekësor edhe të dyshuarit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!