Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Prishtinë, 2 mijë më pak se një muaj më parë

schedule07:50 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 07:50 - 20 Dhjetor, 2020

Bujar Gashi, drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë ka treguar se javën e fundit është ulur numri i të infektuarve me Covid-19 në këtë qytet. Ai thotë se aktualisht në kryeqytet janë 2 mijë raste aktive me pak se një muaj më parë.

“Kemi një rënie sinjifikante të numrave, rasteve me Covid-19 pozitiv në baza ditore duke shikuar në retrispektivë në shtatë ditët e fundit. Nga disa statistika të nxjerra përgjatë javës, nga 10 mijë e 800 raste që janë testuar në nivel vendi, katër mijë e 65 raste kanë qenë të kryeqytetit të testuar, prej tyre kanë rezultuar pozitiv 1268 raste.

Për dallim para tre jave, afërsisht një muaji kur kishim rreth katër mijë e 500 raste aktive tani kemi rreth 2500 raste, praktikisht 2 mijë raste aktive më pak e që kishim një muaj më parë’, tha ai për mediat në Kosovë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!