Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëmtimi i Neymar, PSG përcakton kohën e rikthimit

schedule23:59 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 23:59 - 19 Dhjetor, 2020

Neymar pësoi një dëmtim shumë delikat në ndeshjen ndaj Lille në Ligue 1 dhe u mendua edhe mbyllja e sezonit. Fatmirësisht më pas u mësua se braziliani ka vetëm një ndrydhje në kyçin e këmbës dhe do të kthehet para ndeshjes me Barcelonën në shkurt.

 

Pak ditë më parë Tuchel u shpreh se Neymar mund të kthehet në këtë vit, por duket se nuk do të ndodhë kështu. PSG njofton se Neymar do të kthehet vetëm në janar. PSG jep më shumë detaje në njoftimin e sotëm.

“Neymar Jr (dëmtim në kyçin e këmbës). Pas ndrydhjes në kyçin e tij të majtë, ka disa mavijosje në kockë dhe ai vazhdon t’i nënshtrohet trajtimit në terrenin e stërvitjes. Ai pritet të rikthehet në janar”, shkruhet në njoftim. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!