Koronavirusi u merr jetën 4 qytetarëve në Elbasan

schedule17:15 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 17:15 - 19 Dhjetor, 2020

Në 24 orët e fundit koronavirusi ka marrë 4 jetë në qytetin e Elbasanit. Gazetari i “ABC”-së Aldo Kozarja, raporton se viktimat janë Petrit Kamami 87-vjeç, Xhevat Kalanxhi 90-vjeç, Naim Estrefi 62-vjeç dhe Gazmor Kello 80-vjeç.

Të moshuarit nuk arritën që të fitojnë luftën me koronavirusin duke ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 538 raste të reja me Covid-19 nga 2276 testime të kryera, ndërsa 8 persona humbën jetën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!