Polemika në Belgjikë/ Më të mirët e vitit, shpërthen babai i Thibaut Courtois

schedule09:18 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 09:18 - 19 Dhjetor, 2020

Babai i Thibaut Courtois, Thierry, kritikoi personat që ndajnë çmimet në Belgjikë për moskandidimin e djalit të tij në vendin e tij të lindjes. Ai beson se portieri i madrilenëve e meritonte të konsiderohej një ndër atletët më të mirë, pasi në sezonin e fundit fitoi La Ligën dhe Superkupën e Spanjës me Realin.

“Unë nuk e kuptoj se përse djali im nuk është mes emrave të nominuar për atletët më të mirë të vitit që po lëmë pas. Mendoj se në Belgjikë ne nuk i respketojmë sa duhet atletët e mëdhenj. Shpesh herë presim pas një qosheje kur dikush po humbet” ”, deklaron babai i gardianit për “L’Avenir.net”.

 

“Gjithsesi, Thibaut do të jetë gjithmonë një burim krenarie për ne dhe mund të them se jemi të mahnitur nga ajo që ai bën dhe tregon në fushën e lojës. Ai bën diçka që nuk e pret të ndodhi, si ajo pritja kundër Athletic Club në ndeshjen e fundit”, përfundon Thierry Courtois.

Kujtojmën që Thibaut fitoi sezonin e kaluar çmimin Zamora, që i jepet portierit më të mirë të La Ligas, pasi pësoi vetëm 20 gola në 34 ndeshje. Kjo nuk mjaftoi që ai të vlerësohej në vendin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!