Trupi i pajetë i mjekut neurolog Drini Dobi vjen sot në orën 17.00 në aeroportin e Rinasit. Lajmin e kanë dhënë kolegë të mjekut të ndjerë në mediat sociale.
Ndërsa, përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet të shtunën tek Varrezat e Tufinës.
Postimi në Facebook
“Te nderuar kolege dhe dashamires te dr.Drini Dobit.. Ne vazhdimesi te postimit te meparshem, doja tju njoftoj qe trupi i Drinit vjen ne Aeroportin e Rinasit diten e premte date 18.12.2020 ora 17:00. Le te jemi te gjithe atje per ta pritur sic ai e meriton…! Percjellja per ne banesen e fundit do te jete diten e shtune ne Varrezat e Tufines. Ju uroj nga zemra shendet te gjitheve, Perqafime!”
Mjeku i njohur neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Drini Dobi e humbi luftën me koronavirusin më 9 dhjetor. Dobi ndodhej në një spital në Itali ku ishte dërguar për mjekim të specializuar, pasi u infektua. s.b/abcnews.al/