Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Policia njofton se ka arrestuar Sh. H., 33 vjeç, për “Shkelja e disiplinës së punës në transport ”, sepse në rrugën “5 Maji”, gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin fugon tip “Benz”, ka hipur nga pas fugonit një fëmijë.
Fëmija me iniciale R. L., 7 vjeç, është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Informacion-Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e disiplinës së punës në transport ”, i shtetasit Sh. H., 33 vjeç, sepse në rrugën “5 Maji”, gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin fugon tip “Benz”, ka hipur nga pas fugonit dhe për pasojë është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë fëmija i mitur me iniciale R. L., 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/