Fundjava stërmunduese e pushuesve në jug

schedule14:35 - 23 Korrik, 2018

schedule 14:35 - 23 Korrik, 2018

Të gjithë pushuesit kur kthehen nga pushimet në jug u duhet të përballen me një trafik të rënduar në Vlorë dhe Fier. Orë të gjata qëndrimi në trafik ndërkohë në rrugë rrallë shihen policë të rrugores për të lehtësuar situatën.

Pamjet vijnë nga rruga Orikum-Vlorë. Pas një fundjave në jug pushuesit në kthim përjetojnë një torturë të vërtetë. Radha e automjeteve është kilometrike.

Qytetarët janë të detyruar të presin me orë të tëra në temperature të larta. E njëjta gjendje këtu është çdo ditë në sezonin e verës.

Në rrugë nuk shihet asnjë polic rrugor. Prania e tyre do të ndihmonte në qarkullimin e udhëtarëve. Edhe në Vlorë pranë Lungomares nuk është vendosur asnjë patrullë për lehtësimin e trafikut.

Por nuk përfundon me kaq. Fluksi i  automjeteve vazhdon edhe në aksin Fier-Levan.

Makinat lëvizin në kaos të plotë në një rrugë të pandriçuar. Edhe këtu vështirë të gjesh policë të rrugores.

Në kushte të tilla, rruga që përshkrojnë pushuesit duket sikur nuk do mbarojë kurrë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!