Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbytet varka me emigrantë në Senegal, 21 viktima

schedule18:06 - 8 Nëntor, 2026

schedule 18:06 - 8 Nëntor, 2026

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pas mbytjes së një varke që transportonte emigrantë në brigjet e Senegalit. Deri më tani, vetëm një person është shpëtuar, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë.

Lajmi është raportuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, duke iu referuar autoriteteve senegaleze.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Senegalit, varka u përball me vështirësi në det pranë zonës së Kebemerit, rreth 180 kilometra në veri të kryeqytetit Dakar.



Autoritetet bëjnë me dije se deri në mbrëmjen e së shtunës janë gjetur 21 trupa, ndërsa një person është shpëtuar. Ngjarja ndodhi pranë brigjeve të Loumpoulit, në rajonin e Lougës, mes Dakarit dhe qytetit verior të Saint-Louis.

Deri më tani, nuk është bërë i ditur numri i saktë i personave që ndodheshin në bord, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta.

Pas tragjedisë, qeveria senegaleze ka rikonfirmuar angazhimin për të luftuar rrjetet e trafikimit të emigrantëve.

Mijëra persona nga Afrika Perëndimore përpiqen çdo vit të mbërrijnë në Evropë përmes rrugës së rrezikshme të Atlantikut, kryesisht drejt Ishujve Kanarie të Spanjës, duke udhëtuar me varka të vogla peshkimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!