Votohen në Kuvend, Çuçi merr zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm, Ikonomi te Bujqësia

schedule15:10 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 15:10 - 17 Dhjetor, 2020

Zyrtarisht Bledi Çuçi ka marrë detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë.

Ndërkohë që në vendin e tij te Ministria e Bujqësisë shkon Milva Ikonomi. Kryeministri Edi Rama njoftoi dje vendimin për pasardhësin e Sandër Lleshajt te Ministria e Brendshme duke shkaktuar edhe lëvizjet në kabinet, pasi vendin e Çuçit e zuri Ikonomi.

Sot në mëngjes Presidenti Ilir Meta dekretoi emrat duke ia nisur Kuvendit, që ishte mbledhur në seancën plenare dhe në fund i miratoi. Bledi Çuçi dhe  Milva Ikonomi morën nga 97 vota, pra edhe besimin e një pjese të deputetëve të opozitës përpos atyre të shumicës socialiste./ db/Abcnews.al