Peter Pacult ishte shumë afër marrjes së drejtimit të Laçit, por akordi zyrtar nuk u arrit në fund dhe trajneri i njohur austriak nuk u rikthye në Shqipëri.
61-vjeçari drejtoi Kukësin në periudhën janar 2018-korrik 2018, teksa ka një eksperiencë të madhe në drejtim. Pacult nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur ekipin e ri.
Sot është prezantuar si trajneri i ri i Austria Klagenfurt, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit austriak.
Austria Klagenfurt renditet përkohësisht në vend të katërt dhe synon rikthimin në elitë, objektiv që Pacult do të bëjë maksimumin për ta arritur. /abcnews.al