Një punonjës shëndetësor në Alaksë pati alergji pasi bëri vaksinën anti-COVID Pfizer ndërsa tashmë është tashmë në gjendje të qëndrueshme, deklaruan sot Autoritetet e Shëndetit Publik. Reagimi i tij ishte i ngjashëm me dy raste në Britani.
Simptomat tek pacienti i moshës së mesme u normalizuan pas trajtimit të alergjisë, deklaroi Lindy Jones, drejtori i departamentit të urgjencës ku u trajtua pacienti.
Sipas mediave të huaja, pacienti nuk ishte histori të reaksioneve alergjike. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka këshilluar personat që kanë alergji, që të këshillohen me mjekët e tyre për t’u siguruar që nuk janë alergjikë ndaj ndonjë përbërësi të vaksinës.
Rregullatori i mjekësisë në Britani tha në fillim të këtij muaji se kushdo që ka ose reaksione të rënda alergjike ndaj një ilaçi ose ushqimi, nuk duhet të marrë vaksinën Pfizer-BioNTech COVID-19./mv.abcnews.al