Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet avioni civil në Alaskë, humbin jetën 8 persona

schedule12:01 - 21 Gusht, 2026

schedule 12:01 - 21 Gusht, 2026

Një tragjedi ajrore ka tronditur Alaskën perëndimore, ku një avion civil i marrë me kontratë u rrëzua pranë një stacioni të largët radarësh, duke shkaktuar vdekjen e të tetë personave që ndodheshin në bord.

Sipas ushtrisë amerikane, avioni ishte një mjet civil i kontraktuar dhe transportonte tetë persona. Clint Johnson, drejtor rajonal i Alaskës për Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB), bëri me dije se në bord ndodheshin dy pilotë dhe gjashtë pasagjerë.

Komandanti i Komandës së Alaskës, Komandës së Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD) për Rajonin e Alaskës dhe Forcës së 11-të Ajrore, gjenerallejtënant Robert Davis, shprehu ngushëllimet për familjarët dhe komunitetet e prekura nga tragjedia.



“Kjo është një humbje shkatërruese për familjen tonë ushtarake dhe komunitetet që u shërbejmë”, deklaroi Davis.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!