8 ditë me Covid mjekja nuk hapi telefonin, 68 vjeçari tregon si u përkeqësua gjendja e bashkëshortes

schedule16:21 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 16:21 - 16 Dhjetor, 2020

Ema Shazivari

Jo në të gjitha qendrat shendetësore, pacientëve me Covid u jepet ndihma e kërkuar. 68 vjeçari Sami Gruda tregon për ABC 8 ditët e vuajtjes me gruan e sëmurë në shteti, pasi mjekja e familjes nuk i hapte as telefonin.

Gjithashtu ai kërkon rimbursim të ilaçeve të parashikuara nga qeveria.

Sami Gruda nga Tirana shtroi me urgjencë bashkëshorten në spitalin infektiv. E paraditen e së mërkurës gjendja e saj u përkeqësua si pasojë e COVID. I shqetësuar, qëndronte në pritje të ndonjë informacion për Hatixhen .

Ai tregon për ABC, se bashkëshortja vuante prej  8 ditë  nga virusi, dhe gjatë kësaj kohe u trajtua në shtëpi, duke u ndjekur nga mjeku i familjes në qendrën shëndetësore numer 10.

Pavarësisht sëmundjeve të tjera të gruas, Samiu tregon se neglizhenca nga mjekja, gjatë kohës kurimit në banesë, ndikoi në rëndimin e gjendjes.

“Ajo ka 8 ditë që është infektuar, më dhanë 3 katër ilaçe dhe më thanë se të mjaftojnë dhe nuk më dhanë asgjë as për oksigjen as për asgjë. Tashmë ajo u përkeqësua na thanë që ta mbash pak në shtëpi se ta dinim për oksigjen e sillnim që në fillim. Ka një ftohje të vjetër dhe diabet, gatishmëria e mjekëve të familjes është përtokë fare”, ka thënë ai .

Ai thotë se as ilaçet e COVID nuk i janë rimbursuar nga shteti, ashtu sikurse parashikon ligji.

“Mjeku i familjes më ka dërguar te dispanseria, Dispanseria më tha me kod 19 dhe më dha  disa gjilpëra dhe ilaçe dhe që nuk mi kanë rimbursuar”, është shprehur familjari.

E tashmë që bashkëshortja eshte ne infektiv, e vetmja gjë që kërkon është që ajo të dalë e gjallë nga ai spital.  /abcnews.al