Partia Demokratike ka reaguar për raportin “Transparency International”, për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku thuhet se kapja e shtetit në këto vende po pasuron politikanët dhe rrjetet e tyre mbi kurrizin e qytetarëve të thjeshtë.
Dy ish deputetët Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj përmes një konference për shtyp pohuan se ky raport, i cili jep me detaje situatën në Shqipëri vërtetoi akuzat e opozitës në këto vite.
“Për 97% të bizneseve taksat janë rritur, janë qartazi kapje të shtetit. Ligji për lojrat e fatit ishte një qokë për ata pranë qeverisë. Siç pohohet edhe nga organizatat ndërkombëtare ky ligj ka favorizuar pastrimin e parave në Shqipëri. Ndërsa vendi është zhytur në krizë, Rama dhe parlamenti janë kthyer në noter që thjeshtë firmosin për oligarkët.
Kontrata e rrugës Milot Balldren përmend specifikisht në këtë raport. Kompania që ka fituar këtë tender zotërohet nga një ish deputet i PS dhe vëllai i tij. Në 8 vite Rama ka rritur taksat, por dëmi më i madh është taksa e korrupsionit. Boll më është koha për ndryshim.
Ai ka vrarë shpirtin e sipërmarrjes në vend duke votuar ligje në favor vetëm të disa bizneseve. Ligje të shkruara posaçërisht, siç raporti Transparency International nënvizoi, për t’i shërbyer një pakice fare të vogël që prej 7 vjetësh sundon jetën dhe zotëron taksat e shqiptarëve.
Korrupsioni gjatë qeverisë së Edi Ramës është një nga dështimet e mëdha të tij. Për 7 vjet me radhë, ky korrupsion në çdo qelizë të qeverisjes bëri që ekonomia të përkeqësohet, rriti koston e jetësës dhe na mban larg integrimit në Bashkimin Europian. Shqipëria ka nevojë për një zgjidhje përfundimtare. Shqipëria ka nevojë për një qeverisje në shërbim të qytetarëve. Për ligje që janë në favor të tyre dhe jo oligarkisë. Shqipëria ka nevojë për ndershmëri. Për një betejë të hapur dhe të pakompromistë ndaj virusit Rama. Boll më! Është koha për ndryshim.”, tha Tabaku.
Për Enkelejd Alibeajn ku raport hodhi dritë mbi anën më të errët në lidhjet e kryeministrit Edi Rama me krimin.
”
Raporti i Transparency International ka hedhur dritë edhe mbi anën më të errët të qeverisë së Edi Ramës – lidhjet e tij me krimin për të mbajtur pushtetin dhe për ta përdorur atë kundra qytetarëve.
Në 7 vjet, Edi Rama nuk ka punuar për qytetarët. Ka punuar për veten dhe për organizata kriminale, të cilat e kanë ndihmuar të blejë vota, ndërsa qeveria e Edi Ramës u ka lehtësuar, fjala vjen, trafikun ndërkombëtar të drogës.
Raporti i Transprency International konfirmoi pikë për pikë gjithçka Partia Demokratike ka denoncuar gjatë këtyre viteve në opozitë.
Aty përmenden me emër dhe mbiemër njerëzit kryesorë që kanë blerë vota me krimin dhe kanë lehtësuar trafikun ndërkombëtar të drogës. Vangjush Dako, me të cilin Edi Rama mburret publikisht se e ka mik, dhe Saimir Tahiri, për të cilin Edi Rama ishte krenar gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Brendshme.
“Një shembull i klientelizmit politik paraqitet në rastin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, anëtar i komitetit drejtues të Partisë Socialiste në atë kohë dhe përgjegjës për fushatën zgjedhore të Edi Ramës në Durrës gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 në Shqipëri. Dako bashkëpunoi me klanin kriminal Avdulaj në blerjen e votave dhe frikësimin e votuesve në këmbim të trajtimit të favorizuar në institucionet lokale.”. Këto nuk janë më deklarata të Partisë Demokratike. Është qendrimi i Transparency International.
Gjithçka kanë bërë, korrupsioni, blerja e votave, lidhjet me krimin, trafiku i drogës ka patur një qëllim: mbajtjen e pushtetit dhe pasurimin e paligjshëm.
Kjo kapje e shtetit gjatë qeverisjes 7 vjeçare të Edi Ramës, siç pohohet edhe në nivelet më të larta të ekspertizës ndërkombëtare, po pasuron politikanët dhe rrjetet e tyre me kosto të rëndë të qytetarëve të zakonshëm. Raporti flet për disa nga ministrat e qeverive të Edi Ramës në këto 7 vite. Saimir Tahirin dhe Damian Gjiknuri. Të parin e përmend për lidhjet me grupin Kriminal të Habilajve dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës gjatë 4 viteve të para të mandatit të Edi Ramës. Mëkëmbësin tjetër të Edi Ramës për çështjet e pazareve korruptive, Damian Gjiknuri, raporti e përmend si të akuzuar për aferën me CEZ, me të cilën i shkaktuan një dëm kolosal ekonomisë.
Me këtë rast, raporti vë në dukje atë që e quan “performancë të dobët të prokurorëve në rastin e Gjiknurit, për të cilin ka një padi për dëmin e shkaktuar prej 479 milionë eurosh me paktin që favorizonte CEZ-in. Raporti ka disa lajme të këqija për qytetarët, për mënyrën sesi po qeverisen dhe si po abuzohen nga qeveria e tyre e dështuar. Por ai ka edhe një lajm të mirë.
Lajmi i mirë është se askush në Shqipëri nuk beson më tek Edi Rama dhe njërëzit e kanë kuptuar se është një kryeministër i dështuar. Këtë e treguan edhe demonstrate e rinisë ditët e fundit. Të gjithë e shohin si një politikan gënjeshtar, që për 7 vjet nuk bëri asgjë dhe nuk i mban premtimet. Mjaft është mjaft! Qytetarët duan ndryshimin për të patur një qeveri të ndershme, që i përfaqëson inetersat e njerëzve dhe i mbron ato. , tha ish deputeti. g.v/abcnews.al

