Reshje të dendura, përmbytje dhe era e fortë ka bllokuar pjesën më të madhe të veriut të Italisë, duke shkaktuar dhe dëme të konsiderueshme materiale. Temperaturat kanë zbritur në 10 gradë Celsius dhe parashikimet metereologjike paralajmërojnë se reshjet do të vazhdojnë deri të dielën.
Moti i keq që ka prekur veriun e Italisë orët e fundit, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale sidomos në Piemonte. Përmbytje janë regjistruar në Torineze dhe Astigiano. Në Kivaso të Torinos reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytjen e urgjencës së zonës, e cila mbeti e mbyllur disa orë. Temperaturat kanë zbritur deri në 10 gradë.
Zjarrfikësit u kanë ardhur në ndihmë banorëve duke ndërhyrë në kantina, garazhe, nënkalime dhe rrugë të përmbytura. Ndërkohë që në Verceli, është shembur çatia e kishës së zonës si pasojë e erës së fortë. Sipas parashikimeve meterologjike, reshjet në very të vendit do të vazhdojnë deri të dielën./abcnews.al