Lazio këtë sezon mori në skuadër Vedat Muriqin me pretendimin se do të ishte ai partneri i Immobile në sulm, por në fund ndodhi ndryshe. Caicedo ishte shumë pranë largimit pas ardhjes së dardanit, por në fund ai qëndroi dhe situata mori tjetër rrjedhë.
32-vjeçari ka shënuar disa gola të rëndësishëm dhe është rritur shumë këtë sezon, duke fituar besimin e Inzaghit dhe i marrë vendin Muriqit. Këtij të fundit mund t’i bëjë nder Fiorentina. Nga Italia raportohet se për ekuadorianin interesohet klubi violë dhe është gati me një propozim konkret.
5 milionë euro ofron klubi nga Firence. Presidenti Lotito kërkon 7 milionë euro, por duke u nisur nga mosha e Caicedos dhe nga fakti se kontrata i përfundon në verën e vitit 2022, propozimi i Fiorentinës mund të pranohet nga Lazio gjatë merkatos së janarit.
Largimi i Caicedos do të ndihmonte Muriqin, i cili mund të ketë më shumë minuta në dispozicion nëse Caicedo lë Lazion. Javët në vijim pritet të tregojnë më shumë. /abcnews.al